KRONIKËSTAR CHANNEL

Trafik dr*ge në Ekuador, Holandë e Britani/ Mes tyre Suel dhe Mario Çela, SPAK dërgoi për gjykim 21 të pandehur, ja akuzat ndaj tyre

SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të pandehurit janë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
  2. Mario Çela
  3. Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
  4. Xhino Roka
  5. Marsel Roka
  6. Prekë Kodra
  7. Ledio Zabeli
  8. Sergej Hasanpapaj
  9. Fuad Verzivolli
  10. Bruno Hazizolli
  11. Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
  12. Artan Hoxha
  13. Pajtime Fetah
  14. Metin Mehja
  15. Skënder Sufaj
  16. Marsel Shega (alias Bujar Shega)
  17. Renato Hasani
  18. Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
  19. Blerina Beqiri
  20. Elton Qyno
  21. Dedan Gjoni

Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

Reklama në FieriWeb

Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button