KRONIKËSTAR CHANNEL

Trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë, në pranga shefi i krimeve në Gjirokastër e 3 të tjerë! Shoferi ish-drejtorit Çipa arratiset me vrap


Agjencia e Mbikëqyrjes policore arrestoi Alfred Kondin, shef i sektorit të krimit të organizuar në Gjirokastër dhe ka shpallur në kërkim Feim Onjea, shoferi i ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa, të cilët ishin të përfshirë në trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë.

Agjencia e Mbikëqyrjes policore arrestoi Alfred Kondin, shef i sektorit të krimit të organizuar në Gjirokastër dhe ka shpallur në kërkim Feim Onjea, shoferi i ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa, të cilët ishin të përfshirë në trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I arrestuar është edhe doganieri Bledar Mustafaraj si dhe dy persona të tjerë Ilir Muho dhe Kleodor Kazo, ndërsa një inspektor policie është në kërkim. Efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa doganieri dhe dy qytetarët për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e tyre në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm”, njoftoi policia.  

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon kur një prej inspektorëve është larguar me vrap nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës në momentin kur kuptoi se do arrestohej. Bëhet fjalë për inspektorin Feim Onjea, i cili më parë ka qenë edhe shofer i ish-drejtorit Ardian Çipa. Në video dallohet momenti kur ai del nga ambientet e brendshme të komisariatit Gjirokastër dhe ia fut vrapit. Ai është ende në kërkim. 

Feim Onjea rezulton i dënuar me burg në Greqi. Pas daljes nga burgu ai rikthehet në Gjirokastër dhe direkt fillon punë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ku pjesën më të madhe të kohës ka punuar si shofer i drejtorëve të qarqeve. Emërimi i tij brenda radhëve të policisë është bërë kur ishte Ard Veliu drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celular.

Të arrestuarit dhe akuzat 

1-Alfred Kondi- shef i Krimeve në Policinë e Gjirokastrës
Akuza:“Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. 

2-Xhevit Dine- Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale
Akuza:“Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim

3-Bledar Mustafaraj- doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë
Akuza: “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. 

4-Ilir Muho
Akuza: “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

5-Kleodor Kazo
Akuza: “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Në kërkim

1-Feim Onjea në kërkim- Inspektor  me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja
Akuza: “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button