Trafikoi 100 kg kokainë në Britani, dënohet me 12 vite burg 33-vjeçari shqiptar
Mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje rastit të shqiptarit Bujar Cozminca.
33-vjeçari u dënua të premten (28 qershor) me 12 vite burg i akuzuar për trafik drogαsh të forta.
Sipas asaj që shkruan tabloidi Express, shqiptari kishte blerë 100 kilogramë kokainë me një vlerë prej 3.5 milion £.
Ai parashikonte që ta hidhte atë në tregon dhe nga shitja do të merrte rreth 8 milion £.
Ai u arrestua në maj të 2021 dhe në pronat e tij u gjetën 300 mijë £ në cash në dy prona që ai përdorte për pazare droge në Islington dhe Wembley.
Hetuesit zbuluan gjithashtu disa regjistra që tregonin pazare droge që kapin shumën e gati 2 milionë paund.
Cozminca i pranoi akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ajo që nënvizojnë mediat britanike është se shqiptari e kishte këtë, arrestimin e dytë. Në vitin 2012, ai u dënua për trafik droge me 21 muaj burg.
Ai u deportua në Shqipëri, por më pas hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Në 2020, hetuesit arritën të shtien në dorë komunikime të tij në aplikacionin e koduar EncroChat.
Aty u zbulua se Cozminca trafikonte shumë kilogramë kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe pastronte qindra mijëra paund para kriminale në javë.
Hetuesit analizuan 6 mijë mesazhe të tij në EncroChat. Grupi i tij kishte lidhje të gjera ndërkombëtare. Cozminca ishte në gjendje të operonte edhe gjatë gjithë karantinës së Covid-19.
“Ne jemi të vendosur të ndjekim individë si Cozminca që mendojnë se janë mbi ligjin dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për t’i sjellë ata para drejtësisë” – tha Andrew Tickner, oficer i lartë hetues i OCP./Lapsi