Trafiku i rënduar në zonën Milot-Kashar: E kemi zgjidhjen, Shqipëria Perëndimore nga veriu në jug do lidhet me Korridorin Blu
Numri i lartë i vizitorëve dhe turistëve këtë sezon veror, ka sjellë trafik të rënduar në zonën Milot-Kashar. Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë lajmin e mirë se ka nisur puna për të lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me “Korridorin Blu”.
“Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar.
Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu”, shkruan ministrja.
Postimi i plotë i Ballukut:
𝗞𝗘𝗠𝗜 𝗭𝗚𝗝𝗜𝗗𝗛𝗝𝗘𝗡!
Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonënMilot – Kashar.
Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.
Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.
Milot – Thumanë
Kashar – Lekaj
Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna.
Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë.
Murriqan – Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e ËBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.