BOTA

Tragjedi e rëndë në Itali, vdes 26-vjeçarja shqiptare, makineria e rëndë i zuri kokën


Anila Grishaj është e reja shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht në Itali pasi një makineri e rëndë paketimi e goditi në kokë teksa po punonte.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

NGJARJA

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16:00. Kanë qenë kolegët që i dhanë ndihmën e parë. Më pas mjekët dhe infermierët kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor.

Kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal dhe tani do të duhet të përpiqen të rindërtojnë dinamikën e episodit. Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

Related Articles

Back to top button