Tragjedi në aksin Shkodër–Lezhë: Një jetë e humbur, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, aksidenti i rëndë rrugor në aksin Shkodër–Lezhë ka shkaktuar humbjen e jetës së shtetasit A. L., 47 vjeç. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion u përplas me automjetin e tij elektrik BYD, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe situatë dramatike në vendngjarje.
Tre pasagjerët e dëmtuar – bashkëshortja e viktimës dhe dy fëmijët e tyre të mitur – janë dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të nxjerrë personat nga automjeti i përfshirë në aksident.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, ndërsa aksin Shkodër–Lezhë vazhdon të jetë i bllokuar dhe trafiku është devijuar në rrugë alternative.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dramatizmin e situatës dhe pasojat e rënda të përplasjes, duke tronditur komunitetin lokal.




