Tragjedi në aksin Ura e Leklit–Tepelenë, aksidenti i rëndë u merr jetën 3 të rinjve

Një aksident tragjik ka tronditur jugun e vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tre të rinj kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një përplasjeje të fortë mes dy mjeteve në aksin rrugor Ura e Leklit – Tepelenë.
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
vijon




