Tragjedi në Athinë/ Humb jetën në aksident 22-vjeçarja shqiptare, Izabela Kuteli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, por edhe banorët vendas në Athinë. Ditën e djeshme, një aksident automobilistik i ka marrë jetën një vajze të re, vetëm 22 vjeçe. Viktima është Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës.
Sipas informacioneve, e reja po udhëtonte me familjarët kur ndodhi aksidenti tragjik. Fati nuk deshi që ajo të vazhdonte më tej udhëtimin e saj me jetën. E reja humbi jetën në vend, duke lënë pas një dhimbje të thellë për prindërit, vëllain dhe të gjithë ata që e njihnin.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe dhimbjeje nga të afërm, miq dhe bashkëfshatarë, të cilët e kujtojnë Izabelën si një vajzë të dashur, plot jetë dhe ëndrra. Zemrat e të gjithëve janë bashkuar në këtë ditë zie për të ndarë trishtimin për humbjen e një engjëlli të ri.
Ngushëllime familjes Kuteli dhe të afërmve të saj. 🖤





