KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Berat: 58-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë, dyshohet gjendje e rënduar psikologjike

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 19:00, në lagjen “13 Shtatori”, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij shtetasi Y. R., 58 vjeç. Trupi i pajetë është zbuluar nga bashkëshortja, e cila ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Dyshohet se 58-vjeçari, ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike, ka kryer vetëvrasje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se nuk ka pasur sinjalizime të mëparshme për probleme të theksuara në familjen e viktimës, ndërsa hetimet do të zbulojnë nëse ka pasur faktorë të tjerë ndikues.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button