KRONIKËSTAR CHANNEL
Tragjedi në Fier/ 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, i qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me një akt vetëvrasjeje.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.




