KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Fier – Aksidenti me motor i merr jetën 16-vjeçarit nga Kafaraj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kafaraj në Fier, ku një i ri, vetëm 16 vjeç, ka humbur jetën pas një aksidenti me motor. O. Hamataj, adoleshenti që drejtonte mjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar të shtunën, më 24 maj në rrugët e fshatit Çerven, duke pësuar plagë të shumta.

Reklama në FieriWeb

Fillimisht ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën ta dërgojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, plagët rezultuan fatale dhe 16-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme, duke lënë pas dhimbje të thellë për familjen, të afërmit dhe komunitetin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Fshati Kafaraj është tronditur nga humbja e parakohshme e një djali të ri, plot jetë dhe ëndrra. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button