AKTUALITETBOTASPORT

Tragjedi në garën e CrossFit në SHBA, atleti serb mbytet pak para përfundimit. Pamjet e frikshme


Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli. Trupi i sportistit fatkeq serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake, ku shumë komentuan negativisht faktin se për herë të parë në një garë të tillë u zgjodh noti si eventi i fundit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kreu i autoritetit organizator në një konferencë për media shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukiqit, pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas prë hetimin e ngjarjes.

Sipas biografisë së Dukiqit në faqen e internetit të eventit, serb ishte sportisti numër 3 në garën në vendin e tij dhe numri 88 në renditjen botërore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button