KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Greqi/ Aksidenti me motoçikletë u merr jetën dy shqiptarëve në Kretë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik rrugor të ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolimbarit. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po udhëtonin me një motoçikletë, kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet, humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me barrierat anësore të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “”

Përplasja ishte fatale, ndërsa të dy viktimat humbën jetën në vendngjarje.

Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Kissamos, si dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi, që gjithashtu jetonte dhe punonte në të njëjtën zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin shqiptar në Kretë. Të dy përshkruhen si djem punëtorë dhe të respektuar, me plane e ëndrra për të ardhmen, të cilat u ndërprenë tragjikisht nga aksidenti.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button