RAJONIVIDEO

Tragjedi në Greqi/ Ekuipazhi i tragetit hedh në det 36-vjeçarin, helikat i shkaktojnë vdekjen


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi në Portin e Pireut, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh në det nga ekuipazhi i tragetit “Blue Horizon”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Krimi i paprecedentë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj. E gjithë ngjarja është filmuar me kamara amatore nga qytetarë të ndryshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Siç duket në filmime, por edhe sikurse raportojnë mediat greke, 36-vjeçari, i identifikuar si Antonis Karyotis, shihet që po shkon me nxitim të kapë tragetin që sapo do të nisej nga Porti i Pireut drejt Portit të Iraklios në Kretë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në portën e tragetit qëndronin 2 persona, ekuipazh i anijes, të cilët nuk lejojnë pasagjerin 36-vjeçar që të hipte. Ata e shtynë me duar, edhe pse viktima kishte një biletë për në traget.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Teksa po e shtynin, porta e tragetit nisi të mbyllej dhe 36-vjeçari u rrëzua në ujë e për pasojë humbi jetën.

Pasagjerët e tjerë të tragetit e përshkruajnë skenën drithëruese, teksa ngjarja ka shkaktuar zemërim në publik.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Të pranishmit kanë thënë për mediat greke se pasi 36-vjeçari u rrëzua në det, anëtari i ekuipazhit që e shtyu, veproi sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe tha “Vazhdojmë”. Askush nuk tentoi ta ndihmonte viktimën.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Familja e viktimës e konsideron vrasje vdekjen e 36-vjeçarit. Ndërkohë autoritetet kanë të sekuestruar edhe biletën që 36-vjeçari kishte rezervuar për linjën e tragetit.


Related Articles

Back to top button