AKTUALITETBOTA

Tragjedi në Itali/ Po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, vdesin 5 punëtorë


Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Palermo të Italisë, ku pesë punëtorë kanë gjetur vdekjen nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve ku ata po punonin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarja e rëndë është regjistruar Casteldaccia, ku grupi prej gjashtë personash po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza Amap, në breg të detit. Ata mbetën të bllokuar në tunelet e strukturës nëntokësore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Viktimat e tragjedisë në punë janë 71-vjeçari Epifanio Assazia, i cili duhet të jetë bashkëpronar i kompanisë “Quadrifoglio”, Giuseppe Miraglia, Roberto Raneri, Ignazio Giordano dhe Giuseppe La Barbera.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dyshohet se ata kanë thithur tym toksik. Në një moment, disa prej tyre filluan të ndiheshin të sëmurë, ndoshta për shkak të dehjes me sulfur hidrogjeni që shkakton acarim të rrugëve të frymëmarrjes dhe asfiksim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button