BOTA

Tragjedi në New York/ Rreshteri i policisë vret gruan shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten


Një tragjedi ka ndodhur në New York të SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia vendase raportoi të shtunën se rreshteri i policisë, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela Rora 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, më pas vrau dhe veten.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri, tha policia dhe të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Ndërsa, hetuesit gjetën një pistoletë në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Departamenti i Policisë Clarkstown njoftoi se hetimet do të vazhdojnë dhe kushdo që ka informacion në lidhje me këtë tragjedi i kërkohet t’ia tregojë policisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button