KRONIKËSTAR CHANNEL
Tragjedi në Tiranë/ Autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor elektrik

Një aksident tragjik është regjistruar në Tiranë, në zonën e Bulevardi Gjergj Fishta, pranë Gjykata Civile.
Sipas informacioneve paraprake, një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka përplasur një grua që lëvizte me motor elektrik. Për shkak të plagëve të rënda të marra, qytetarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë duke ndaluar drejtuesin e autobotit, ndërsa zona është rrethuar për kryerjen e veprimeve hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.




