BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Zvicër: Shqiptari vret gruan dhe i vë flakën shtëpisë, humb edhe jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër. Një 42-vjeçar shqiptar, Ramiz Berisha, me origjinë nga komuna e Malishevës, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare me armë zjarri dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Epagny të Zvicrës, ku çifti Berisha jetonte bashkë me katër fëmijët e tyre të mitur, të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas autoriteteve vendase, autori i dyshuar kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten, e cila më herët kishte ngritur padi për dhunë në familje. Ramiz Berisha ishte liruar së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për dhunë ndaj saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas aktit të vrasjes, dyshohet se ai ka përdorur edhe një granatë për të përshkallëzuar situatën, çka tregon për një planifikim të mirëfilltë të krimit. Trupi i tij është gjetur pa shenja jete nga forcat zjarrfikëse që ndërhynë për të shuar flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa fëmijëve të çiftit po u ofrohet ndihmë psikologjike dhe mbrojtje institucionale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button