BOTA

Tragjedi për familjen shqiptare, 22-vjeçari në Itali vdes në një aksident, dyshohet se… (EMRI)

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali teksa ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një gare shpejtësie mes dy makinave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Viktima është identifikuar si Arnold Selishta, 22 vjeç, rezident në Limbiate, i cili udhëtonte si pasagjer në fuoristradën që u aksidentua. Makina u përmbys disa herë, derisa mori flakë, përgjatë Monza-Saronno. 22-vjeçari është nxjerrë i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq menjëherë më pas në spitalin San Gerardo në Monza.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Me të ishin edhe dy të tjerë shumë të rinj të cilët mbetën të plagosur, mes tyre edhe shoferi. Hetuesit hetojnë hipotezën e një gare me shpejtësie marramendëse midis dy supermakinave, “Range Rover” kundër “BMW”, përpara se të humbin kontrollin në një rrethrrotullim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Karabinierët çuan në kazermë në Limbiate një 23-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i makinës dhe që do të largohej pas përplasjes. Celularët e djemve do të analizohen dhe do të kontrollohet prania e alkoolit apo drogave në gjak.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button