KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi rrugore në Rumani: 6 tifozë të PAOK-ut humbin jetën, 3 të tjerë në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Qarkun Timiş të Rumanisë, ku si pasojë kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave të huaja, viktimat janë tifozë të skuadrës greke të futbollit PAOK, të cilët kishin nisur udhëtimin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Olympique Lyonnais.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit tjetër raportohet serioze.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin sportiv, vetëm dy ditë para përballjes së shumëpritur mes PAOK-ut dhe Lionit. Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button