KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedia në Kuman të Roskovecit/ Fëmijët nuk tërheqin trupin e babait nga morgu, varrimi i çiftit Rrapaj bëhet i ndarë

Familja Rrapaj në fshatin Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e djeshme, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj dyshohet se vrau me armë gjahu (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas i dha fund jetës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve konfidenciale, ceremonia mortore për dy bashkëshortët do të zhvillohet e ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambres të Beratit, vendlindja e saj, në orën 13:00.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, trupi i Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit, pasi fëmijët e çiftit nuk kanë pranuar ta tërheqin atë deri në këto momente.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të nëntë fëmijët e familjes janë mbledhur në banesën ku ndodhi ngjarja dhe, në një gjendje të rënduar emocionale, po përballen me humbjen e dyfishtë të prindërve të tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button