KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjike/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe! Arrestohet i dashuri i saj filipinas

Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe. Trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje, raportojnë mediat italiane. Si i dyshuar eshte vene ne pranga i dashuri i saj. Valixhja me trupin e 22-vjeçares Ilaria Sula ishte hedhur në një shkëmb dhe zbulua nga persona që po frekuentonin zonën, që ndodhet në brendësi të kryeqytetit.

Reklama në FieriWeb

Sipas Corriere, e reja kishte pasur lidhje me një shtetas filipinas, i cili është ndaluar nga policia italiane. 22-vjeçarja studionte në Universitetin Sapienza, ndërsa ishin miqtë dhe familjarët e viktimës që ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Hetimet mori kthesë mbrëmjen e së martës kur hetuesit mbërritën në banesën e filipinasit në via Homs, në lagjen afrikane, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim në mëngjes.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Raportohet se viktima ka shkëmbyer shumë mesazhe me shtetasin filipins mbrëmjen së u zhdukur. Ky fundit u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet të arrestohet. Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Ilaria Sula

Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as make up, ndërsa se celulari i saj ishte i ndezur deri në një pikë dhe se dikush madje i ishte përgjigjur mesazheve të tyre. Është e paqartë nëse ishte vërtet Ilaria që ka shkëmbyer mesazhet. 22-vjeçara shqiptare ishte denoncuar e zhdukur në Romë të Italisë. Sipas të afërmve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton, në një apartament që ndan me disa shokë të dhomës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Familjarët janë shprehur të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, si dhe kanë bërë denoncim në polici. Sipas raportimeve të mediave italiane, vajza, e cila është regjistruar në Fakultetin e Statistikave në Universitetin La Sapienza, ishte ndarë me të dashurin para se të largohej.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Herët e fundit që ka folur me shoqet e shtëpisë ka qenë në whatsapp, kur kanë kuptuar se nuk është kthyer në banesë. Që prej atëherë, nuk mund të lidhen me të në telefon pasi rezulton i fikur. Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.

Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen e saj është se vajza u largua pas ndarjes me të dashurin. “Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

Related Articles

Back to top button