Tragjike/ Mbytet në lumin Shkumbin një 6-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.
Sipas informacioneve, trupi i të miturit u gjet pa shenja jete pranë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, një qytetare me inicialet D. A. ka raportuar për zhdukjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet që prej më shumë se tre orësh.
Pas sinjalizimit, forcat e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 21:30, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës buzë lumit.
Ekspertiza paraprake nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.
Materialet për rastin janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për vlerësim të mëtejshëm ligjor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.