Trajneri kosovar merr drejtimin e Apolonisë/ Java stërvitore nis me staf të ri dhe me hyrje-dalje
Nga Hilmi Saliu // Apolonia, pas tronditjes që pësoi në Vlorë, ka nisur punën për ndeshjen e radhës, ku të shtunën e pret një tjetër përballje e vështirë. Në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, gjatë mesditës së djeshme, Apolonia ka nisur javën anti-Besë, ku do të kërkohet me çdo kusht rikthimi te fitorja.PAJAZITI APOLONIADuke qenë se trajneri kryeqytetas Artan Mërgjyshi dha dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes me Flamurtarin, java stërvitore nisi nën drejtimin e Sadat Pajazitit, i cili është drejtor teknik tek Apolonia, si dhe Nikolin Çoçllit, trajner i skuadrës U-19 dhe zv.trajneri, Nuredin Orelesi. Sadat Pajaziti, drejtori teknik i klubit Apolonia, do të jetë provizorisht në krye të skuadrës fierake, ndonëse ka eksperiencën e duhur për të qenë edhe trajner i parë pasi ka drejtuar më parë ekipe në Kosovë si, Drita, Gjilani dhe Drenica.
Përgatitjet- Seanca e djeshme nisi me disa ushtrime shkrythëse ku për afro 10 minuta lojtarët u udhëzuan nga zv.trajnerit Orelesi. Në anën tjetër të fushës, Sadat Pajaziti kishte përgatitur me kujdes gjithçka për të vijuar pa humbur kohë me ushtrimet, me dhe pa top. Për afro 20 minuta, u vijua normalisht me këto ushtrime, në një kuadrat të gjerë dhe jo të tillë, vetëm se këtë herë skuadra u nda në shumë grupe. U përfshinë të gjithë lojtarët, madje edhe katër portierët, titullari Aldo Bushi, zëvendësuesi Leonard Kaçaj dhe të rinjtë e perspektivës Henri Bega dhe Etem Xhemali. Vlen për t’u theksuar, se çdo lojtar që humbte topin, dënohej me dhjetë pompa. Në 30 minutat e fundit u punua me situatat e ndryshme gjatë lojës, veçanërisht atyre 1 kundër 1 dhe 2 kundër 2.
Bejzade dhe Repaj- Në seancën e djeshme stërvitore pati një rikthim dhe një mungesë në radhët e lojtarëve. Është rikuperuar plotësisht dhe është rikthyer me ngarkesë të plotë mesfushori Abjel Bejzade, që ka munguar prej disa javësh për shkak të një dëmtimi. Tashmë 22-vjeçari e ka lënë pas dëmtimin dhe pritet që të jetë pjesë e ekipit të shtunën. Në seancën e djeshme mungoi Serjan Repaj. Qendërmbrojtësi u dëmtua në ndeshjen me Flamurtarin në transfertë, ku ai la fushën e lojës në minutën e 35-të dhe u zëvendësua nga Erald Maksuti.
Burime pranë drejtuesve të klubit, pohuan për “Panorama Sport”, se qendërmbrojtësi shkodran ka pësuar tërheqje në pjesën mbrapa të kofshës. Rikuperimi i Repajt nga ky dëmtim mund të zgjasë deri në dy ose tri javë. Me sa duket, për të paktën dy ndeshje qendërmbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm. Gjasat janë që ai të humbasë ndeshjet me Besën dhe Valbonën. Nga takimin e së shtunës me Besën, që do të luhet në Fier, Apolonia është e detyruar që t’ia besojë qendrën e mbrojtjes, Ersildjo Asllanajt dhe Ndubuisi Francis Eneh