BOTASTAR CHANNEL

Tramvaji del nga shinat në Milano, dëshmi tronditëse nga pasagjerët

Dëshmi tronditëse vijnë nga aksidenti i ndodhur në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një nga pasagjerët ka rrëfyer për agjencinë ANSA se fillimisht ka menduar se bëhej fjalë për një tërmet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe rashë në dysheme, së bashku me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme. Për fat të mirë, godita vetëm gjurin, por burri pranë meje po i rridhte gjak nga koka. Më duhej pak kohë të ngrihesha dhe të zbrisja”, është shprehur ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Një tjetër pasagjer tregon se tramvaji fillimisht ka devijuar nga rruga, më pas ka shtuar shpejtësinë dhe në fund është përplasur me ndërtesën.

Reklama në FieriWeb

Sipas mediave italiane, si pasojë e përplasjes ka disa persona të plagosur, ndërsa raportohet se disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar poshtë tramvajit. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button