Tre aksidente me 2 të lënduar në Fier/ Shkak shoferët që drejtonin makinën të dehur, dy në pranga një i proceduar
3 aksidente janë regjistruar në Fier me shkakun se drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjendje të dehur, teksa 2 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve.
Ndërkohë që policia bën me dije se 2 prej tyre tashmë kanë rënë në pranga, një tjetër është proceduar penalisht.
Hetimet tashmë i kanë kaluar Prokuorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi shtetasit:
-J. Ç., 48 vjeçe, banuese në Fier, Xh. Gj., 33 vjeç, banues në Divjakë, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Fier Shegan dhe M. S., 24 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A. T., banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere;
- P. M., 61 vjeç, banues në fshatin Seman, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar ky shtetas, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Fier Shegan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. B., 27 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa;
-R. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier shpalli në kërkim shtetasit E. S.(Z)., 40 vjeç, banues në Fier dhe A. C., 41 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi R. A., i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.
Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi E. R., i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.
Po punohet për gjetjen e tyre.