ART & KULTURFIERI YNË TV

Tre “Shtëpiakë të Dëshpëruar” që do t’ju bëjnë të qeshni në Teatrin “BYLIS”, komedia që të lë me dhëmbët jashtë për 90 minuta nuk duhet humbur (FABULA)


Shtëpiakë të dëshpëruar është nga ato komedi që sa herë ta shohësh, aq herë do qeshësh. Dhe kjo jo vetëm për aktrimin me profesionalizëm e me një gjuhë të rrjedhshme të tre aktorëve protagonistë, por për batutat plot humor që shkaktojnë të qeshura gjatë gjithë komedisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Me aktorët Gent Zeneli, Artan Imami e Indrit Çobani. Me regji po nga aktori Artan Imami.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

E cilësuar si komedia më e suksesshme e vitit 2022 nga ata pak kritikë që kanë mbetur në media dhe pas një suksesi të jashtëzakonshëm në shumë rrethe artdashëse në vend, komedia për tre ditë rresht do të shfaqet në Teatrin “Bylis” në Fier. Javën e kaluar, kishte shumë qytetarë të Tiranës që e panë tek Teatri eksperimental, e ditën e djeshme salla e Art Turbinës ishte e mbushur plot.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tre personazhet janë tre burra, karaktere të zgjedhura të realitetit që i hasim përditë në jetët tona.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Zherom, personazhi i sjellë nga Artan Imami është një mashkull dembel e bixhozxhi, një njeri që do të jetojë vetëm me paratë e të dashurës së tij, e cila e lodhur nga stili i tij i jetesës, si përtac, që nuk di të bëjë asnjë punë, vendos që nëpërmjet një letre të shkruar, ta lërë përfundimisht, pas 18 herëve të tjera që e kishte lënë më parë, por që prapë ishin bashkuar.

Ndarja duket përfundimtare, dhe Zherom, që kërkon komoditetin dhe rehatinë, thërret në ndihmë dy shokët e tij të ngushtë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Stefani, personazhi që luhet nga Indrit Çobani, është një mesoburrë që nuk di të thotë ndonjëherë të dua, jo se ka frikë, porse qysh në gjimnaz është ndjerë i bullizuar. Nuk ka asnjëherë guxim, dhe gjërat që do të thotë, gjithmonë i kërkon ti rrëfejë Aleksi personazhi që luhet nga Gent Zeneli, shoku tjetër, i cili ka 10 vjet martuar, por që nuk do ti japë asnjëherë të drejtë të shoqes dhe më shumë kërkon të qëndrojë me shokët sesa me gruan.

Tre shokët, kur bëhen bashkë, mund të thonë hapur çka mendojnë. Dhe këtë, nëpërmjet batutash, ia thonë dhe publikut.

Arsyeja se pse këta tre shtëpiakë të dëshpëruar tërheqin vëmendje, është se nëpërmjet monologjeve që bën gjithsecili më vete, tregon fare mirë aspekte të jetës në çift, madje, shumëkush, qoftë nga femrat, apo edhe nga meshkujt, e sheh se në shtëpi, në shoqëri, në vendin e punës, një personazh të tillë e ndeshin shumë shpesh.

Të tre burrat thonë të vërtetat e tyre me zë të lartë, janë gjëra që i thonë shpesh, por nuk ia thonë grave të tyre, por njëri tjetrit.

Jeta në çift, problemet që kanë meshkujt me femrat, nëpërmjet batutave vijnë natyrshëm në këtë komedi franceze që fillesën e ka në Francë në vitin 2011 dhe është luajtur atje nga tre komedianë.

Vitin e kaluar, në kërkim të një show të tillë, Artan Imami, regjizori i shfaqjes e zgjedh këtë komedi dhe e përshtat në variantin shqiptar, pasi në origjinal, sikurse tregojnë aktorët, batutat janë më të forta e seksiste. Por në fund, nga loja e aktorëve në skenë dhe komunikimi që kanë me publikun që i ndjek pa ndaluar të qeshurat për plot 1 orë e 30 minuta sa vazhdon kjo shfaqje.

Dhe më fund, duartrokitjet e pafundme të publikut dhe të qeshurat që vazhdojnë pas shfaqjes, mbeten në mendjen e spektatorëve që i kanë ndjekur, por edhe aktorëve që nuk harrojnë të shprehin falenderimet.

Ne muajin Shkurt komedinë “Shtëpiakë të Dëshpëruar” do mund ta ndiqni edhe në sallen e Teatrit “Bylis” ne Fier

“FieriWeb” i lidhur ngushtë me artin në Fier do t’ju njoftojë për datat e shfaqes ashtu sic ka bërë në çdo aktivitet kulturor në qytetin e Fierit.

Related Articles

Back to top button