AKTUALITET

Tregu i pasurive të paluajtshme shënon një rekord të ri, shitjet arrijnë në 630 milionë euro në janar-qershor


Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë tërësisht në tendencë të kundër, duke shënuar rekorde të reja dhe zgjerim dy shifror, prej 11.7%.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 33.8 miliardë lekë, ose gati 320 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, shumë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në tremujorin e parë të vitit, vlera ishte 32.3 miliardë lekë, duke e çuar gjithë gjashtëmujorin e parë në 66 miliardë lekë, ose rreth 630 milionë euro.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Që nga tremujori i parë i vitit 2018 tregu është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme, duke u përshpejtuar dukshëm në dy vitet e fundit, siç tregohet në grafikun: Aktivitete të pasurive të paluajtshme, PBB me çmime korente, të përshtatura sezonalisht.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në 6 mujorin e parë 2022, transaksionet e pasurive të paluajtshme ishin 550 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë 2018 rreth 400 milionë euro.

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin ndër sektorët që kishin ndikimin më të lartë në rritjen e ekonomisë si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, së bashku me ndërtimin. Në tremujorin e parë, ekonomia u zgjerua me 2.72%, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje. Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në tremujorin e dytë, në zgjerimin prej 3.23% të ekonomisë, ndërtimi kontribuoi me 1.43 pikë përqindje dhe pasuritë e paluajtshme me 0.72 pikë përqindje Të dy sektorët dhanë një kontribut shumë më të lartë se në tremujorin e parë, duke ndikuar në 66% të gjithë rritjes ekonomike.

Rekordin e ndërtimeve e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve. Në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm, për tu rritur sërish në të dytin. https://www.monitor.al/rriten-serish-siperfaqet-e-lejeve-te-ndertimit-ne-kryeqytet-dyfishohen-ne-tremujorin-e-dytef/

Në kontrast me rritjen e shpejtë të ndërtimeve, popullsia në Tiranë nuk po shtohet më me ritme aq të shpejta.

Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit. Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë.

Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim. Në 2022 , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Gjithsesi, rënia e popullsisë së vendit është kompensuar disi nga interesi i të huajve për të blerë, por që është më i lartë në zonat bregdetare të vendit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë në rënie këtë vit

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, sidomos në bregdet, në linjë me kthimin e vendit në një destinacion turistik.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar. https://www.monitor.al/pasurite-e-paluajtshme-dominuan-investimet-e-huaja-per-vitin-2022/

Por, në 6 mujorin e parë, blerjet e të huajve kanë rënë, në kontrast me tendencën rritëse të shitjeve të pasurive të paluajtshme në total.

Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. MONITOR

Related Articles

Back to top button