AKTUALITET

Tri gabime që bëjmë kur zbukurojmë pemën e Krishtlindjeve

A i dashuroni dhe ju festat e fundviti? Nëse po, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur.

Në përgjithësi problemi është se ne sezonin e festave, ne kemi tendencën të bëjmë ekzagjerime, shtojmë topa, drita dhe shkëlqim, pa pasur një ide të qartë në mendjen tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Duam të dekorojmë çdo cep të shtëpisë, jemi të rrëmbyer nga energjia jonë pozitive. Dhe rezultati është pak i lodhshëm.

Kështu këtë vit do të përgatisim dhe shmangim 3 gabimet bazë, për të pasur rezultat sa më komod dhe njëkohësisht elegant.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

1. Shumë ngjyra dhe motive

Topa të kuq, topa ngjyrë floriri, lodra prej druri, pishe false, borë artificiale, shirita të kuq, të gjitha në një. Është mirë të kemi një koncept në mendje kur dekorojmë pemën tonë. Nuk ka nevojë të jetë minimale, thjesht ngjyrat dhe motivet e dekorimeve duhen kombinuar mirë pa ekzagjeruar në shumëllojshmëri ngjyrash.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

2. Nuk kemi plan

It’s the most wonderful time of the year (është periudha më e mrekullueshme e vitit), thotë kënga, dhe koha më stresuese, do të thoshim. Duke filluar dekorimin pa një planifikim, ne përfundojmë duke blerë zbukurime të reja të cilat, në fund, qëndrojnë në kuti. Ne humbim kohë dhe para, ndërsa përfundojmë duke përsëritur dekorimin e vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

3. Nuk vendosim shijet tona personale

Çfarë do të thotë nëse pema nuk ka shijen tonë personale? Është mirë të frymëzohesh, por nuk duhet të kopjojmë dekorimin më të veçantë të vitit. Janë detajet, ato që bëjnë diferencën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button