KRONIKËSTAR CHANNEL

Tritol pranë biznesit të reklamave në Shkodër, pronari: Nuk kam pasur konflikte me askënd

Pronari i një biznesi reklamash në Shkodër, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshmi para policisë pas vendosjes së një sasie lënde plasëse pranë ambientit të tij mbrëmjen e së martës. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte, kërcënime apo probleme me persona të tjerë që mund të lidhen me ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam pasur probleme me askënd, as kërcënime apo konflikte,” është shprehur Mehmeti para hetuesve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ish-Fermentimi, rreth orës 22:20. Shpërthimi ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetime të zgjeruara për zbardhjen e rrethanave. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe, sipas burimeve policore, pamjet kanë fiksuar dy persona të rinj që lëvizin me motor, vendosin lëndën plasëse pranë lokalit dhe largohen me shpejtësi.

Reklama në FieriWeb

Të dyshuarit, me fytyra të mbuluara, janë larguar në drejtim të zonës së Rrethinës. Hetuesit dyshojnë se autorët mund të jenë përdorur me pagesë, ndërsa të gjitha pistat mbeten të hapura.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Back to top button