KRONIKË

Tritoli në shtëpinë e familjes Duka, Artan Hoxha: Mesazh kërcënues për të treguar që janë gjallë


Gazetari Artan Hoxha thotë se tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka në zonën e Freskut në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të 18 prilli, ka qenë një mesazh kërcënues.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha u shpreh se ky mesazh kërcënues mund të jetë bërë nga persona të njohur apo të afërt të Ervis Martinaj, pas sagës së konflikteve që ka pasur mes dy grupeve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Ata e kanë vendosur eksplozivin aty thjesht për të përcjellë sipas meje një lloj mesazhi sigurisht kërcënues, për të treguar që ata janë gjallë dhe ata kanë ende, kur them ata, them njerëzit që kanë mbijetuar nga gjithë kalvari i përplasjeve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Bëhet fjalë, gjithmonë dyshimet janë që ka ardhur nga të afërm apo të njohur apo pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Në këto momente, njëri nga vëllezërit Duka, Leonard Duka, u arrestua në Bruksel dhe arrestimi i tij atje u shoqërua me bujë”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button