AKTUALITETKRONIKË

“Tritoli nuk ishte i imi”- Iu gjet municion luftarak në makinë, lihet në paraburgim shqiptari në Greqi


Është lënë në paraburgim 39-vjeçari shqiptar, Armiol Rrasa, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi bashkë me partneren e tij, pasi në makinë iu gjet municion luftarak.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mediave greke, partnerja e tij është lënë e lirë, me kusht që të paraqitej një herë në muaj në Komisariat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mësohet se Armiol Rrasa gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se pistoletën dhe plumbat i kishte për t’u mbrojtur për shkak të një hakmarrjeje të vjetër. Ai gjithashtu ka pretenduar se nuk e dinte se në makinë kishte eksploziv, pasi  i përkiste një personi tjetër.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ndërkohë partnerja e 39-vjeçarit mësohet se ka deklaruar se armën dhe lëndën plasëse e ka parë kur i ka gjetur policia. Siç shihet edhe në video, 39-vjeçari është arrestuar teksa ishte ulur në trotuar në anë të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas protothema.gr, Armiol Rrasa, i lindur në vitin 1985, rezulton me të kaluar të rëndë kriminale. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 për akuzën e drogës, por u lirua në vitin 2015.

Kujtojmë se arrestimi i tij u bë pas një kontrolli të rastësishëm, kur efektivët e policisë ndaluan mjetin në të cilin ai udhëtonte me partneren e tij. Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button