KRONIKËSTAR CHANNEL

“Tritolin Noizyt ia vumë sepse goditi me grushte Clevion!”/ “U maskova me kapuç dhe maskë covidi”, Artan Tafani në GJKKO: Laerti u vu në sedër pas telefonatës së mamasë

I penduari i drejtësisë Artan Tafani vijon dëshminë e tij në GJKKO për procesin nda Laet Haxhiut. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai ka rrëfyer se vendosja e tritolit në banesën e reperit Rigels Rajku (Noizy) është porositur nga Laert Haxhiu, pas sherrit të ndodhur mes tij dhe Clevios.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tafani tregon se ka qenë ai që ka vendosur tritolin, ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga ngjarja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në atë kohë qëndronim në Astir, unë Laerti dhe Lulzim Spahija, në atë kohë Laerti ndiqte TikTokun.

Reklama në FieriWeb

Ka ndodhur një sherr që u zu Kleviol Ahmetaj me Noyzin. Më pas këta e goditën Kleviolin, Laerti e ka shok, njihen familjarisht. Laerti fliste me njerëzit e vet dhe nuk i erdhi mirë që e rrahën Kleviolin në atë mënyrë. Ne po diskutonim, po kërkonte Laerti që t’i bënte dicka Noizyt për atë që bëri, kjo ishte arsyeja pse ka rraf Kleviolin. Luis Haxhiu vëllai i Laertit nga Gjermania, po flisnim dhe i thashë që do t’i vëmë tritol Noyzit. I vëlla i Laertit tha çfarë po bëni mos i bëni këto gabime. Më pas mamaja e ka marrë Laertin në telefon, dhe po diskutonin si e goditën gjynah, e si duket aty Laerti u vendos në sedër. Pasi kaloi pak na tha mua dhe Lulëzimit na tha ikni vendosjani dhe atij tritolin. Në kishim tritol në shtëpi në Astir.

Tritolin e kishim marrë në Tepelenë, kishim 1 kg ose 1 kg e ca. Më pas unë dhe Lulëzimi kemi shkuar në Durrës, mora disa nga 100gram i ngjita dhe i bëra gati. Ne shkuam më pas tek garazhi dhe kemi bërë makinën gati. Laerti vendosi që të ikim me makinën time, i hoqa targat dhe i vendosa tagrat e një Benz-i të zi që e kishim marrë tek Palmanova. Kemi shkuar me makinën time në Durrës, Lulëzim Spahiu i dinte rrugët nga do shkonim, kam parkuar në një rrugë, aty.

Laerti na tha që të ja hedhim brenda në lokal, brenda. Ishte ora 3:30 ose 4:00. Kam shkuar vetëm se Lulëzimi po rrinte në Makinë, u afrova por s’po gjeja shkallët, u ktheva tek makina dhe si përfundim e vendosa tek dyqani poshtë që ishte i rrobave, Rigels e ka pas emrin. E vendosa aty e ndeza fitilin dhe ika. Sa jemi larguar pak, aty tek shinat, pa dal tek rruga kryesore qe del për në autostradë, e dëgjuam që shpërtheu. I kemi shkrujt Laertit që shpërtheu. Jemi kthyer në Astir.

Tritoli e kam futur në një qese po ashtu edhe me kartopeceta që të mos lija asnjë lloj gjurme. E vendosa për 1 ose 2 minuta. 

Kam qenë me bluzë të zezë me kapuç, maskë covid dhe nuk e di nëse në kokë kisha vendos kapuç apo kapele. Nuk e dinim sa dëm ishte shkaktuar, pasi kemi dëgjuar shpërthimin, kemi parë lajmet pastaj në mëngjes, që kemi parë çfarë ishte bërë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button