KRONIKËSTAR CHANNEL

Tritolin shtëpisë në këmbim të azilit në BE! Zbulohet skema e pronarit të apartamentit në Elbasan, i kërkoi nipit të vendoste lëndën plasëse

Burime zyrtare bëjnë me dije se tritoli i vendosur në lagjen “Partizani” në Elbasan është ideuar nga vete pronari i banesës, Arbër Pepa.

Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.

Shpërthimi ka tronditur banorët. “23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, u shpreh një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga pamjet e siguruara, duket dëmet që ka shkaktuar shpërthimi, ku ka ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button