KOSOVAKRONIKËVIDEO

Tronditëse! 3-vjeçari rrihet nga edukatoret dhe kuzhinierja e çerdhes në Kosovë. Pamjet dramatike


Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Kosovë, ku prindërit e një 3-vjeçari kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij në një çerdhe private. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Video që tregon momentet e dhunës është bërë publike nga familjari i vogëlushit, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se nipi i tij është rrahur brutalisht nga edukatorja dhe kuzhinierja e kopshtit. Mes të tjerash ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin masa dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren!

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë.

Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa publikon dhe videon.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”


Related Articles

Back to top button