KRONIKËRAJONISTAR CHANNEL

Tronditet Athina: Shqiptari nga Fieri vret gruan dhe fsheh trupin në papafingo


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Ampelokipi të Athinës, ku Kastriot Cenko 39-vjeçar shqiptar nga Fieri ka pranuar se ka vrarë gruan e tij dhe ka fshehur trupin në papafingo. Ngjarja u zbulua pas një telefonate të autorit në policinë greke (EL.AS.), ku ai rrëfeu krimin e rëndë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia ka mbërritur në banesën e tij në rrugën Lakonias, ku një erë e rëndë i ka çuar drejt papafingos. Aty gjetën trupin e gruas së pajetë të vendosur në çanta të zeza. Sipas deklaratave të autorit, vrasja ndodhi të enjten e kaluar, kur ai e goditi bashkëshorten me çekiç në kokë.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Banesa e autorit u rrethua nga forcat e policisë dhe 39-vjeçari u arrestua menjëherë. Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes, e cila ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button