BOTASTAR CHANNEL

Trump afat 48 orësh Iranit/ Presidenti i SHBA: Të hapet ngushtica e Hormuzit, ndryshe do shpërthejë ferri

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se “koha po mbaron” për Iranin që të arrijë një marrëveshje, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar se kanë mbetur vetëm 48 orë para pasojave të rënda.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai gjithashtu kujtoi ultimatumin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa deri tani as ai dhe as administrata e tij nuk kanë komentuar për pilotin amerikan të zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 mbi Iran.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Raporti më I fundit të CIA-s Amerikane paralajmëron se Iranin nuk pritet që të lejojë një hapje të shpejtë në Ngushticës së Hormuzit duke e përdorur kështu kontrollin mbi këtë korridor jetik si mjet presioni ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Mbarë botës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ishin mediat ndërkombëtare që raportuan lajmin duke cituar tre burime pranë shtëpisë së Bardhë ndërsa Teherani kërcënoi këtë të shtunë se mund ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit me Vite.

Reklama në FieriWeb

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës, mbetet pothuajse e paralizuar. Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë mund të ketë efekt të kundërt nga ai i synuar fillimisht, duke rritur ndikimin rajonal të Iranit dhe duke dëshmuar aftësinë e tij për të kërcënuar furnizimet globale me energji.

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar vështirësitë për rihapjen e kësaj rruge ujore, duke sugjeruar se forcat amerikane mund ta bëjnë këtë “lehtësisht”. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai u shpreh se një veprim i tillë do të sillte përfitime të mëdha ekonomike.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se një ndërhyrje ushtarake për të detyruar hapjen e ngushticës mund të jetë e kushtueshme dhe të rrezikojë përfshirjen e Shtetet e Bashkuara në një konflikt të zgjatur në rajon.

Zhvillimet në Ngushtica e Hormuzit mbeten kyçe për tregjet globale dhe stabilitetin energjetik, ndërsa tensionet mes palëve vijojnë të rriten.

Related Articles

Back to top button