AKTUALITETBOTA

Trupi i murgeshës të varrosur në Missouri që nuk dekompozohet pas pesë vjetësh mahnit besimtarët në SHBA


Një grup ekspertësh nuk ka arritur të shpjegojë përse një murgeshë e varrosur në shtetin amerikan të Missouri në 2019, ende nuk është dekompozuar, njoftonte sot dioqeza e Kansas City.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Motër Wilhelmina Lancaster, themeluese e urdhrit të Benedictines of Mary, vdiq në 29 maj, 2019.  Por kur trupi i saj u zhvarros në 2023, ishte i ruajtur në mënyrë të pazakontë edhe pse nuk ishte i balsamosur dhe i vendosur në një arkivol të thjeshtë të drunjtë,i cili ishte dekompozuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zbulimi ka ngjallur një interes të veçantë dhe vizita pelegrinazhi nga besimtarët në qytezën  Gower, Missouri, ku trupi i Lancaster është vendosur tashmë në shfaqje.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Çudia sa vinte e shtohej prandaj peshkopi James V. Johnston pajtoi një grup ekspertësh për të hetuar risinë. Pas ekzaminimeve ata arritën në konkluzionin se ngjarja ishte shumë “atipike” duke pasur parasysh kohën e gjatë të kaluar pas vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Përveç ekzaminimit të trupit grupi inspektoi dhe arkivolin dhe intervistoi dëshmitarë të varrimit të saj në 2019 dhe zhvarrosjes në prill 2023.

Në raportin e tyre final grupi theksonte se gjendja e Motër Wilhelmina nuk tregonte shenja dekompozimi, megjithëse arkivoli ishte dekompozuar krejtësisht.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Testime të tokës gjithashtu nuk jepnin motive bindëse për një parandalim të mundshëm të dekompozimit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Në traditën katolike apo ortodokse, ruajtja e trupit pas vdekjes pa u dekompozuar shpesh lidhet me fenomenin shpirtëror të “pakorruptueshmërisë”.

Lancaster nuk ishte përshkruar ndonjëherë si “e pakorruptuar” por përfaqësues të urdhrit katolik ‘Benedictines of Mary’, i themeluar nga e ndjera Lancaster, thanë për rrjetin Fox News se ndjeheshin “të lartësuar” nga interesi për themeluesen e e organizatës së tyre dhe do të vijonin me procesin e kanunizimit të saj kur të vinte koha.

Trupi i murgeshës mbetet tashmë në një kuti xhami në sallën e kishës, ku mund të shihet çdo ditë nga besimtarët.

“Jemi të lumtur të mirëpresim të ftuar që kërkojnë çdo ditë bashkëveprim me të”, thuhej në faqen e internetit të urdhrit, duke shtuar se prej praktikës kanë ardhur shumë dëshmi shërimi e mirësie.

“Jemi të përulur ndaj Zotit për dëshminë që Motër Lancaster po i jep komunitetit, Kishës dhe të gjithë botës”, shtohej në deklaratë.

Related Articles

Back to top button