Trupi i pajetë, Policia zbulon identitetin e viktimës

Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme në lumin Lana, në Tiranë. Viktima është Ilirian Lavdari, 72 vjeç, banues në kryeqytet.
Sipas informacionit shtesë të Policisë, trupi i pajetë u konstatua rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lana.
Në njoftimin paraprak, Policia bëri me dije se dyshohet që 72-vjeçari, në gjendje të dehur, të jetë zhveshur dhe të jetë hedhur në lumë, ku më pas ka humbur jetën. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.
Fillimisht, viktima nuk ishte identifikuar dhe mosha e tij ishte vlerësuar rreth 60 vjeç. Pas veprimeve të mëtejshme, autoritetet konfirmuan identitetin e tij si Ilirian Lavdari.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.




