AKTUALITET
Tubimi pa fjalime i opozitës/ Nis marshimi i deputetëve demokratë dhe protestuesve nga selia blu drejt Kryeministrisë! Mbi 1200 forca policore në terren
Protestuesit e thirrur nga opozita për protestën kombëtare janë ndarë në disa grupe.
Një pjesë janë mbledhur në selinë blu, ndërsa një pjesë tjetër para Kryeministrisë.
Ata në selinë blu kanë nisur marshimin për t’ju bashkuar grupit tjetër, ndërsa në krye qëndrojnë sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi së bashku me deputetët Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.
Nga ana tjetër edhe Ilir Meta po i bashkohet protestës, ndërsa ka lënë selinë e Partisë së Lirisë dhe po marshon drejt Kryeministrisë.
Rreth 1200 forca policore janë në terren këtë të hënë, për mbarëvajtjen e protestës.