Tufina në shtetrrethim, Dritan Dajti me qindra policë në varrimin e nënës
Qindra efektivë kanë blinduar këtë të shtunë varrezat e Tufinës, aty ku u zhvillua ceremonia mortore e nënës së Dritan Dajtit.
Sikurse duket nga pamjet, Dajti është nën ruajtjen e qindra forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Leja që zgjati fare pak, u miratua pas kërkesës së Dajtit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gatishmëria e forcave speciale dhe forcave operacionale të burgjeve zgjati deri ne momentin kur i burgosuri u eskortua sërish në qeli.
Për Dritan Dajti, Gjykata e Lartë ka kthyer burgun e përjetshëm për masakrën ku u vranë katër oficerë policie. Por, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Dajti ka hapur proces në Gjykarën e Elbasanit për llogaritjen e ditëve të burgut, një gjykim ku i dënuari ka marrë pjesë on line për shkak të dyshimeve të ndonjë arratisjeje të mundshme.
Gjykata e Elbasanit u ka dhënë kohë juristëve të burgut të Peqinit të kryejnë llogaritjen se sa burg ka kryer Dajti prej arrestimit, ndërkohë qe ata kërkojnë ndihmën e zyrave qendrore në Tiranë.