POLITIKË

Tullumbacja me drogë në lokalet e Tiranës, Balla: Do e sjellim ligjin në Kuvend për ta klasifikuar oksidin e azotit në lëndë të palejuar


Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij gjatë seancës plenare u ndal te operacioni “Tempulli” që çoi në shkatërrimin e 23 grupeve kriminale që shpërndanin drogë në shkolla dhe lokale. Balla u shpreh se duhet të bëhemi të gjithë në luftën kundër drogës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sakaq ministri u ndal edhe te tullumbacja me drogë që shitet lirshëm nëpër lokalet e Tiranës. Balla tha se do sjellin së shpejtinë Kuvend ligjin për ta klasifikuar oksidin e azotit në lëndë të palejuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

BallaDua të informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti Gjekmarkaj se prej ditës së parë në detyre i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

As rast në fjalë i nderuar deputet nuk po tolerohet. Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.

Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. I rrezikohet të rinjve një e ardhme e mirë

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button