Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër turit ballkanik, ka thënë se rruga e vetme për të ecur përpara është bashkëpunimi dhe paqja.
Gjithashtu ai u shpreh se rritja e tensioneve nuk është zgjidhje. “Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut”, ka thënë Rama.
Kjo vizitë e Ramës në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.
Më herët
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për News24 detaje mbi vizitën e Ramës në Beograd dhe pritjen nga lideri serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ky është stacioni i fundit i Ramës në kuadër të turit ballkanik. Pak momente më parë Rama u prit nga Vuccicc. Ky është takimi parë ballafaques për ecurinë e Ballkanit të Hapur dhe atë të Berlinit. Ja në dy momente të rëndësishme që do të ballafaqohet Rama dhe Kurti. Rama ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuçiçit për të dialoguar. Kujtojmë se Rama ka bërë një draft asociacionin për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Pritet një takim mes të dyve dhe idetë e tyre për procesin e Berlinit. Menjëherë pas takimit të tyre do të ketë një konferencë për shtyp”, raportoi Gjençaj.