KRONIKË

Turistët e helmuar në Vlorë, mjekja: Ka nisur hetimi, po bëhen analizat. Janë rreth 20 fëmijë të helmuar, vijnë nga Polonia


Një situatë e pazakontë po raportohet orët e fundit në Vlorë, rreth 20 fëmijë polak, që vizitojnë Shqipërinë, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës tregon, se të rinjtë kanë ardhur në mëngjes nga Shkodra, për t’u nisur më pas me anije në Karaburun.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një hetim ka nisur në lidhje me shkaqet, sikurse janë duke u bërë analizat për secilin që nuk është ndjerë mirë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ata kanë pasur të vjella dhe marrje mendsh, fatmirësisht nuk është i gjithë grupi që ka shfaqur problemet, por rreth 20 prej tyre, të moshave 14-15 vjeç dhe bëhet me dije nga mjekja, se situata është nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Bruno Mersini, drejtoresha e Spitalit: Situata është për disa fëmijë, të moshës 14-15 vjeç. Janë nga Polonia. Kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në Karaburun. Është gjendje nën kontroll. Janë duke u kryer analizat përkatëse, do bëhet hetimi dhe do dalin rezultatet. Fëmijët që kanë paraqitur simptomat janë rreth 20.

Lorena Arapaj doktoresha e urgjencës: Kemi 20-25 deri në fëmijë, dhe deri në 7 fëmijë te pediatria. Mund të ketë qenë ekspozimi në diell, ose ndonjë ushqim që mund të kenë ngrenë gjatë rrugës. Po bëhet testimi dhe po presim rezultatet. Nuk është asnjë në rrezik.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button