AKTUALITET

Turizmi “përgjak” rrugët, aksidentet rriten me 40% në qershor, shtohen me 48% edhe të dëmtuarit


Fillimi i sezonit të verës dhe shtimi i trafikut në rrugë është shoqëruar dhe me më shumë përplasje të automjeteve dhe të dëmtuarve prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Muaji qershor ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të aksidenteve në vend, sipas të dhënave të INSTAT.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga 101 aksidente në qershor 2023, në të njëjtin muaj të këtij viti u shënuan 141 të tilla, ose rreth 40% më shumë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në rritje të ndjeshme ishte dhe numri i të aksidentuarve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

INSTAT referoi se kishte gjithsej 195 të dëmtuar në qershor (të vrarë dhe të plagosur), nga 132 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje prej 48%.

Për 6 muajt e parë të vitit, në vend ndodhën 767 aksidente, me një rritje prej 46.3% në krahasim me janar-qershor të një viti më parë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në të njëjtën linjë janë rritur dhe të dëmtuarit.

Janë mbi një mijë persona që kanë pësuar një dëmtim nga aksidentet rugore në 6 muajt e parë të vitit, ose rreth 45% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Qershor 2024 numërohen 141 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Instat referon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,8 për 100 aksidente, nga 17,0 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 0-24 vjeç dhe 60+ vjeç, duke zënë secila nga 21,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 17,7 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë, me 9,2 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 18,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej, referon INSTAT./MONITOR

Related Articles

Back to top button