AKTUALITETKRONIKË

Turku i akuzuar për vrasjen e Hysnelit, grup me shqiptarë: Si ia ngarkuan krimin e rëndë, adoleshentit


Mediat gjermane kanë hedhur sërish dritë mbi ngjarjen e rëndë ku u vra dhe u hodh në pyll 27- vjeçari nga Burreli, Reols Hysneli.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas krimit në polici u vetëdorzua një adoleshent shqiptar, i cili mori përsipër autorësinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por krimi rezulton se është kryer nga një shtetas turk, ndërsa së fundmi prokuroria dyshon se është i përfshirë në atë krim edhe një shtetas shqiptar, tashmë i identifikuar, por i arratisur në drejtim të Belgjikës, shkruan Panorama.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vrasja e Hysnelit në Kaltenkirshën futi në dilema hetuesit, të cilët provokuan në detaje djalin shqiptar për të mësuar nëse e kishte vrarë ai apo jo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dhe ishin pikërisht detajet që e tradhtuan adoleshentin shqiptar, i cili më pas është dorëzuar duke thënë se nuk e kishte kryer ai krimin.

Mediat hedhin dritë mbi një grup të fuqishëm kriminal që merret me trafikun e drogës, ku në përbërje të këtij grupi gjendet edhe turku, Ferhat K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e të riut nga Burreli, Reols Hysneli.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në Gjermani ka nisur një gjyq ndaj një shqiptari dhe një turku, që edhe pse të përfshirë në episode të ndryshme krimi kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe duket se lidhja ka qenë trafiku i drogës.

Shqiptari i identifikuar si Ardit B. ka bashkëpunuar me turkun Ferhat K., i dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, krim i ndodhur në nëntor 2023 pas mosmarrëveshjeve në trafikun e drogës.

Më konkretisht turku Ferhat K.. dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli, alias Reols Hysneli.

Sipas medias gjermane, tre persona, të gjithë shqiptarë, më 25 prill 2023 janë takuar mes tyre në një rosticeri në Reeperbahn të Hamburgut.

Tre burra ishin Albano H. (33 vjeç), Ardit B. (30 vjeç) dhe Klenton S. (32 vjeç), që dyshohet se krahas punës në kantiere të ndryshme janë të përfshirë edhe me trafik droge. Pikërisht në rostiçerinë ku janë takuar, ka pasur një debat mes Klenton S. dhe Ardit B.

Situata përshkallëzohet kur Ardit B. nxjerr një “Glock” nga brezi dhe qëllon dy herë kundërshtarin e tij pa paralajmërim. Ai godet 32- vjeçarin në stomak dhe në pjesën e këmbës.

Por, kjo nuk mjaftoi, pasi në sherr përfshihet edhe Albano H, i cili godet viktimën me shkelma, teksa ai ndodhej i shtrirë në tokë, me dy plagë arme zjarri.

Shërbimet e urgjencës dërguan në spital 32-vjeçarin me lëndime të rrezikshme për jetën.

Në këtë pikë, Ardit B. ishte zhdukur prej kohësh në Belgjikë me një Audi të errët, nëpërmjet Büdelsdorf (SchlesëigHolstein). Sipas dosjeve të hetuesve të vrasjes në Itzehoe, ai ka një ndihmës arratisjeje–dhe ai nuk është i panjohur.

Ai është Ferhat K.(30 vjeç), i cili me të paktën një bashkëpunëtor qëlloi Hysneli pas një mosmarrëveshje për pazaret e drogës në nëntor 2023 dhe e hodhi trupin e tij pranë “Holsten Therme” në Kaltenkirchen (Schlesëig-Holstein).

Që atëherë ai është në kërkim ndërkombëtar për turkun.

Sipas informacioneve të “BILD”, të dy personat, vrasësi Ferhat K. dhe shqiptari Ardit B., bashkëpunonin së bashku në pazare droge.

Ndërsa Ferhat K. është ende në arrati, në Belgjikë u kap miku i tij Ardit B.. Kur hetuesit zbuluan vendndodhjen e tij, ka pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe 32-vjeçarit.

Por efektivët arrijnë të arrestojnë shqiptarin dhe ta ekstradojnë në Gjermani.

Ardit B. akuzohet për tentativë vrasjeje. Në gjykatë, i pandehuri i cili tashmë është deportuar tre herë në Shqipëri ka mohuar krimin.

Related Articles

Back to top button