U akuzua se përdh*noi 20-vjeçarin, dëshmia e adoleshentes: Më parë tentoi të vetëvritej! Piu pilula, alkool e më pas…
18-vjeçarja e akuzuar për përdhunimin e një 20-vjeçari në Selanik është lënë e lirë pas dëshmisë së saj në hetuesi.
Në kurriz të të resë, e cila u arrestua pas denoncimit të të riut në polici, prokurori ka ngritur procedim penal për përdhunim nëpërmjet kryerjes së akteve seksuale, pa pëlqimin e viktimës, ndërsa pas shpjegimeve që ka dhënë, ajo është liruar. Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka treguar në polici se gjithçka ka ndodhur pasditen e së martës së kaluar, kur 18-vjeçarja ka përfituar nga mosdisponimi i tij për shkak të konsumimit të mëparshëm të alkoolit dhe e ka çuar në një shtëpi të braktisur.
Aty, siç tregon ai, vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me të, të cilën ai nuk e ka dëshiruar. Nga ana e saj, e pandehura mohon që në momentin e parë të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të riun, pa dëshirën e tij.
Sipas të njohurve të vajzës, e reja është takuar me 20-vjeçarin rreth dhjetë muaj më parë , përmes aplikacionit online Instagram dhe që nga ajo kohë ata janë në një lidhje. Në qershor ata u ndanë dhe më pas 20-vjeçari tentoi të vetëvritej, duke u shtruar në spital.
Në ditën e përdhunimit të dyshuar, vajza është takuar me 20-vjeçarin për të diskutuar. Sipas asaj që pretendon 18-vjeçarja, 20-vjeçari ka konsumuar alkool dhe disa pilula, ndërsa aktin seksual e kanë vazhduar me pëlqimin e tij.