KRONIKË
U arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi pritet të shoqërohet drejt dhomave të izolimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Nesër…

Teksa Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, mësohet se aktualisht ai ndodhet ende në komisariatin e Rinasit.
Malltezi do të shoqërohet nga Rinasi në drejtim të dhomave të izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër do të duhet të japë llogari për prokurorët e Posaçme. Behet fjalë për një hetim të nisur në vitin 2020.
Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.