KRONIKË

U arrestua pas qëlloi me armë ndaj grekëve, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar. Kush është ai dhe krimet ku është përfshirë


Mediat greke publikojnë foton e shqiptarit të arrestuar sot, Emiliano Jakupi 33-vjeç. Sipas mediave greke, veç plagosjes së tre shtetasve grekë, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” në Athinë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lidhur me plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nardi Idrizi, 37 vjeç nga Vlora, Jakupi mësohet të ketë deklaruar: “Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas burimeve ai shtoi se pas të shtënave u tremb dhe bashkë më shokun e tij hipën në makinë dhe u larguan. “Nuk e di ku është tjetri” tha ai për policinë. Duke folur për “Kathimerini”, avokatja e tij Matina Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij. Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe fuoristrada me të cilin po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për tu argëtuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas avokates, teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg, me pasojë që viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje të lagen. Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre. Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjen e përgjakshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e kriminelëve, siç u raportua në 48 orët e mëparshme. Ndërkohë sipas mediave greke, Jakupi ka precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ndërkohë kërkohej dhe për vrasjen e Pëllumb Islamit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button