U arrestua pas vdekjes së Çelnik Melçellarit, lihet në burg 37-vjeçarja në Korçë
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren V.Sh, me akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Kjo shtetase vetëm pak ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Çelnik Melçellarit, kundrejt pagesës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 47-vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, çka i ka sjellë edhe vdekjen.
Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, 37 vjeçarja është shprehur se ka kërkuar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Sipas akuzës, 47-vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të V.Sh, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet.